“E la shtatzënë dhe e braktisi”, i dashuri i Kendall Jenner reagon ashpër ndaj thashethemeve
Ditët e fundit, pati një thashethem që bënte xhiron e internetit se Bad Bunny dyshohej se kishte lënë shtatzënë Kendall Jenner dhe e kishte braktisur. Këto thashetheme janë një gjë e përditshme në mesin e personazheve të famshëm, por ky u duk se e ka nervozuar këngëtarin.
Gjatë një interviste të fundit me Yahoo, ai bëri deklaratën e mëposhtme në lidhje me këto thashetheme: “Unë mendoj se ka ekzistuar gjithmonë dhe do të ekzistojë gjithmonë. Është qesharake. Më bën të trishtuar dhe është për të ardhur keq në të njëjtën kohë – jo për mua, por më shumë për njerëzit [që përhapin thashetheme], sepse është qesharake të shohësh se si flasin me besim. Është si, “Çfarë budallai; ata nuk kanë asnjë ide për asgjë si është e mundur?” Por unë mendoj se ju mësoheni me kalimin e kohës. Nuk është hera e parë. Kur dikush është i ekspozuar ndaj famës dhe këtij mjedisi kushdo mund të thotë çfarë të dojë për ty. Por kundërhelmi është të jesh i sigurt për atë që ke dhe të shijosh jetën po aq sa unë. Sepse në fund të fundit, unë jam i vetmi që e di dhe i vetmi i qartë për atë që ndjej.”