E kundërta e Oscars: Cili u shpall ‘Filmi më i keq’ i vitit?

Golden Raspberry Awards – i njohur edhe si Razzies – siç e kërkon tradita, ndodhi edhe këtë vit pak para Oscars.

Në rast se nuk e dini, Razzies është një shfaqje parodi që teksa Oscars përgatiten për të nderuar prodhimet më të mira kinematografike, “nderon” të kundërtën.

“Filmi më i keq” nga Razzies u shpall “Diana the Musical”, që kishte gjithsej nëntë nominime në kategori kryesore si “Aktorja më e keqe”, “Aktorja më e keqe në rol joprotagonist”, “Regjisori më i keq” dhe “Skenari më i keq”.

Filmi bazohet në jetën e Diana-s, princeshës së Uellsit, interpretuar nga Jeanna de Waal. “Diana the Musical” u shfaq fillimisht në New York dhe më pas u transmetua në Netflix tetorin e vitit të kaluar.

Razzies e përshkruan filmin si “rrëmujë gjithëpërfshirëse, kërcimtare, e tmerrshme dhe një rrëmujë mbretërore.”

Basketbollisti LeBron James “fitoi” çmimin “Aktori më i keq” për filmin “Space Jam: A New Legacy”, ndërsa Jared Leto u shpall “Aktori më i keq në rol jorprotagonist” për rolin e tij si Paolo Gucci në “House of Gucci”.

Anabelmagazine