E “kryqëzuan” se pret fëmijë me 50-vjeçarin milioner, Adelina Tahiri detyrohet të japë sqarime

Adelina Tahiri është kryqëzuar jo pak këtë periudhë për lidhjen me biznesmenin maqedonas 50-vjeçar, Serjoza Markov. Ndërkohë që këngëtarja e njohur është në pritje të fëmijës së saj të parë me milionerin sa dyfishi i moshes së saj, ajo ka vendosur të sqarojë gjithçka rreth vendimit që ka marrë, me anë të një statusi në Instagram. “Asgjë më të lumtur nuk më bën se shtatzënia”, shkruan ajo ndërsa sqaron: “ Dua vetëm një gjë të shtoj. Çdo gjë në jetë bëhet me dashuri, dashuria s’ka kufi, as fe, as moshë as racë…. “Story.al” ju sjell statusin e plotë të artistes, e cila tashmë ka nisur jetën si grua e martuar në një shtëpi super luksoze me biznesmenin, pamjet e brendshme të së cilës i ndau para pak kohësh me anë të nje video që postoi në rrjetet sociale.