E kritikuan se puthi vajzën në buzë, Robert Berisha flet për dashurinë speciale babë e bijë

Këngëtari i njohur Robert berisha së fundmi është i angazhuar në spektaklin e kërcimit “Dance with me”, ku konkurron me partneren në kërcim, Leila Kraja. Si pasojë, Roberti nuk ka mundësi që të kalojë shumë kohë me familjen e tij, Norën dhe të vogle Renee. Por së fundmi, këngëtari ka takuar të bijën dhe këtë e tregoi nëpërmjet një fotografie të postuar në “Instastory”. Roberti shfaqej duke puthur në buzë Rene… Kjo foto bëri menjëherë xhiron e rrjetit, ku ai u kritikua pikërisht për faktin se kishte puthur vajzën e tij në buzë.

Lidhur me këtë, Roberti ka thënë për “Class” se e kishe marrë shumë malli për të bijën, dhe ky nuk i dukej aspak veprim i keq. “Shyqyr që është vajza ime dhe fati i saj është që nuk e përpiva fare, po kaloi mirë me një puthje. Aq shumë më merr malli për të”. Portalet puthin edhe vajzat e të tjerëve dhe nuk ju duket e çuditshme. Por, kur shohin fytyra publike që bëjnë një gjest të tillë, atëherë bëjnë një shkrim që të përfitojnë nga klikimet. Gjithsesi, janë shumë të mirë. Unë i dua fort!”, është shprehur ai, duke e marrë me sportivitet situatën.