E kritikuan se puthi në buzë të ëmën, Maluma flet për afeksionin mes tyre
Pak ditë më parë Maluma publikoi një foto në rrjete sociale, në të cilën shihej duke u puthur në buzë me të ëmën. Kjo gjë nuk u prit mirë nga fansat e tij amerikanë, të cilët nuk ngurruan ta kritikonin publikisht. “Kjo është e çuditshme.
Nuk e di për këtë puthje të Malumas me nënën e tij, duket shumë pasionante”, shkruanin ndjekës të këngëtarit të njohur në komente. Maluma nuk heshti, sepse vendosi që përfaqësues të tij të shpjegonin situatën. Një nga përfaqësuesit e artistit ka treguar se kjo është diçka shumë normale në kulturën latine. “Gjëja e bukur është se ai u pranua në tregun e muzikës amerikane me krahët e hapur dhe mendoj se kjo është diçka globale.
Tani njerëzit do të kenë mundësinë të shohin anë të ndryshme të kulturës në mënyra të ndryshme, shkruan Who. Është normale në kulturën latine, veçanërisht nëse je djalë i vetëm ose fëmija i vetëm i shtëpisë. Është afeksion dhe një formë respekti. Maluma është i hapur për atë që është dhe vlerat e kulturës së tij”, ka shpjeguar përfaqësuesi i këngëtarit. Më pas Maluma nuk e ka vazhduar më tej këtë çështje, por ka promovuar albumin e tij që do publikohet së shpejti, “11:11”.