E kritikuan për këngën e saj, këngëtarja e Përputhen: Do këndoj deri sa të vdes
“Coco” është kënga e sjellë nga Lindita Bimi që bëri zhurmën e radhës në median online. Gjatë intervistës në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi, Lindita shpjegoi se nuk e ka tepruar aspak pse ka publikuar një këngë.
“Unë do këndoj për qejfin tim deri sa të vdes. Dhe nuk pyes asnjë, lekun në fund të fundit për të bërë këngën e kam paguar unë”.
Ermali i drejtohet duke i thënë: Po ti nuk ke zë, lerja këngëtarëvë?
‘Le të mos kem zë, ça kanë më shumë se unë? – shtoi Lindita.
Sa i takon artistëve ajo tha se nuk duhet të merakosen fare sepse ata kanë riskun e vet.
“Artistët meqë janë artistë nuk duhet të merakosen fare për neve, sepse janë vetë artistë dhe nuk duhet ta vrasin trurin fare mendoj unë. Ata që janë artistë dhe kanë studjuar për këtë gjë nuk kanë pse të tremben nga unë apo kushdo në vendin tim. Duhet të kenë siguri në vete siç kam unë siguritë e mia. Unë do këndoj për qef sa herë të dua”.
A do mjaftohet Lindita me muzikën? Prisni se ka të tjera lajme, ajo pohon se ka marrë ofertë për një film të ri.