E krahasuan me Beyonce gjatë provave, Anxhela Peristeri rrëfen emocionet pak orë para fillimit të “Eurovision 2021”
Anxhela Peristeri ka realizuar dy prova deri më tani për performancën në “Eurovision 2021”, ku do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Karma”.
Gjatë një interviste për “Wake Up” këngëtarja ka treguar se testohen për Covid-19 çdo 48 orë, që çdo gjë të shkojë mirë dhe asnjë të mos rrezikohet.
“Deri tani kanë shkuar shumë mirë të dyja provat. Edhe tapeti i kuq shkoi shumë mirë, por gjithmonë je çik me atë ankthin ‘obobo, mos të ndodhi kjo, obobo, mos të ndodhi ajo… derisa të mbarojë e gjitha”,- u shpreh artistja.
Më tej ajo shtoi: “Unë personalisht kam shkuar thjesht sepse doja ta përetoja këtë eksperiencë.
Pasi fitova ‘Festivalit të Këngës’ isha shumë e lumtur që do të përjetoja një eksperiencë të tillë, sepse vërtetë është një eksperiencë që duhet përjetuar nga një artist dhe mbahet mend gjithë jetën.
Ne jemi një vend i vogël dhe skena e ‘Eurovision-it’ për ne është një arritje e madhe. Për çdo artist shqiptar besoj.
Për mua është një eksperiencë shumë e bukur dhe jam shumë e lumtur që po e jetoj, pavarësisht se si mund të shkojë finalja apo gjysmë finalja apo votimet”.
Anxhela tha se i ka lexuar të gjitha komentet që kanë bërë për ë gjatë kësaj periudhe dhe fatmirësisht ato kanë qenë pozitive.
Anxhela do të ngjitet në skenë natën e dytë, pra më 20 maj dhe do të jetë e 11-ta në radhë.