E konfirmon klubi, një tjetër futbollist i Partizanit shërohet nga koronavirusi

Një lajm i mirë vjen nga kampi i Partizanit, për sa i përket futbollistëve që rezultuan pozitivë me Koronavirus. Pas Boldorit dhe Ferati, tashmë edhe Esat Mala ka rezultuar negativ në testin e dytë të kryer.

Lajmi është konfirmuar nga klubi nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, ndërkohë që bëhet me dije se testimeve të radhës priten t’i nënshtrohen edhe 2 lojtarët e tjerë, Erald Çinari dhe Kristi Kote.

NJOFTIMI I KLUBIT:

FK Partizani njofton se Esat Mala, një prej lojtarëve të ekipit që u konfirmuan pozitiv me CODIV-19, ka rezultuar negativ. Mesfushori 21 vjeçar ka kryer testin e dytë të hënën dhe ka dal negativ. Tashmë testimeve të radhës priten ti nënshtrohen edhe dy lojtarët e tjerë Erald Çinari dhe Kristi Kote.