E kishte mbajtur të fshehtë, vajza e ish-Presidentit George Bush bëhet nënë për herë të parë
Barbara Bush, vajza e ish-Presidentit George W. Bush, ka mirëpritur në jetë fëmijën e saj të parë.
Sipas “CNN”, vajza e tyre, Cora Georgia Coyne, lindi të hënën në Maine, jo shumë larg vendit ku prindërit e saj u martuan.
“Me zemrën plot, Laura dhe unë jemi të lumtur të njoftojmë lindjen e mbesës sonë,“– tha Bush në një deklaratë për mediat, i cili më pas shtoi: “Cora është e shëndetshme dhe e adhurueshme dhe ne jemi krenarë dhe mirënjohës.”
Barbara Bush, 39 vjeç, u martua me skenaristin Craig Louis Coyne në 2018-ën në një ceremoni private në Kennebunkport, Maine.
Cora është nipi i katërt i familjes Bush. Motra binjake e Barbara, Jenna Bush Hager, ka tre fëmijë me bashkëshortin e saj, Henry Hager.