E kishte mbajtur sekret: Landi na tregoi momentin më të veçantë me partneren para lindjes së djalit
Roland Hysi këngëtari i grupit West Side Family u bë më herët baba për herë të parë. Ai u bekua me një djalë, të cilën e pagëzuan me emrin Lukas. Këngëtari publikoi në Instagram një foto me djalin dhe imazhin e tij e mbuloi me një emoji.
Lukas i ka ndryshuar jetën prindërve të tij dhe babi Landi ndan herë pas here në rrjete sociale momente me të birin, portretin e të cilit na e ka treguar tashmë.
Si rrallëherë, këngëtari e ka bërë zemrën gur dhe ka publikuar në InstaStory një moment super të veçantë me partneren e tij, të shkrepur kur ajo ende ishte shtatzënë me djalin e tyre.
“Zoti është Zot, gjithmonë!”– ka shkruar ai krahas postimit duke lënë të kuptohet sa falënderues është për mrekullinë në jetën e tij. / Icon Style