E kishte bërë vetëm Celine Dion, pse Zvicra krenohet tani me shqiptarin Gjon’s Tears
Me këngën ‘Tout l’univers’ këngëtari shqiptar, Gjon Muharremaj, i siguroi Zvicrës vendin e tretë në Festivalin Evropian të Këngës, pas 33 vitesh.
Në vitin 1988 këngëtarja kanadeze, Celine Dion i solli fitoren Zvicrës, duke fituar çmimin e parë.
Që prej asaj kohe Zvicra nuk ka arritur të fitojë vendet e para në festival. Çmimi më i mirë që ka marrë ka qenë i katërti në 2019-ën. U desh ta përfaqësonte shqiptari Gjon’s Tears për t’i sjellë Zvicrës vendin e tretë.
“Unë ende nuk mund ta besoj me të vërtetë”, u shpreh Gjoni të dielën. Konkursi i Këngës Eurovision u iniciua nga Unioni i Transmetimeve Evropiane me bazë në Gjenevë në 1956.
Zvicra fitoi konkursin inaugurues – dhe është bërë një nga ngjarjet muzikore vjetore më të njohura të Evropës. E nisur për të nxitur unitetin pas Luftës së Dytë Botërore,festivali ka evoluar me kalimin e viteve nga një festë balade e butë në një shfaqje të kuruar në detaj.