E kishit vënë re këtë detaj në këngët e Taynës? Ja për cfarë bëhet fjalë
Tayna vitet e fundit është kthyer në një nga reperet më të suksesshmë të tregut muzikor shqiptar. Këngët e saj numërojnë miliona klikime dhe dëgjohen kudo. Teksa në fillim u bë e famshme me “Columbiana”, tashmë repertori i saj është plotësuar me dhjetëra këngë që janë kthyer në hite. “Qeqe” është kënga më e fundit nga Tayna, një projekt që është pëlqyer shumë nga publiku.
Tayna e nis këngën me një pjesë në gjuhën spanjolle duke u shprehur: “Esta es mi vida sin tu amor, tú eres mi alma, sin ti perdí mi sol, estoy acostumbrada, mi corazón, dame, dame, dame tu amor”. Nuk e dimë nëse e keni vënë re, por Tayna pëlqen ta përfshijë spanjishten në disa këngë të saj. Kujtojmë edhe këngën “Caliente” të cilën e fillon me fjalët: “Aya yo estoy caliente”. Gjithashtu edhe këngën “Fake” ku shprehet: “Hola, soy la reyna y el rey del rap. Me llamo TAYNA”./revistawho.com