E keni parë te “Sulejmani i Madhërishëm”/ Aktorja e njohur pranon se është shqiptare, moderatori turk: Gratë shqiptare janë… (FOTO)

Pelin Karahan është një aktore mjaft e njohur për publikun shqiptar, pasi e ka parë në disa prej telenovelave turke që janë transmetuar në ekranin shqiptar. Së fundmi, ajo ka pranuar se është me origjinë shqiptare.

E ftuar në një emision duke folur rreth jetës së saj, Pelin u shpreh se është lindur dhe rritur në Ankara, por ka rrënjë shqiptare nga ana e gjyshes.“Unë jam lindur dhe rritur në Ankara, por jam me rrënjë shqiptare nga ana e gjyshes”, u shpreh aktorja e cila në vendin tonë u bë e njohur fillimisht në serialin “Sulejmani i Madhërishëm”.

Pasi Pelin tha se është shqiptare, moderatori i emisionit tregoi se edhe bashkëshortja e tij është shqiptare. Madje ai tha edhe disa fjalë shumë të bukura për vendin tonë dhe gratë shqiptare.“I thonë Albania. Në fakt, Shqiptarët kanë një emër që më pëlqen shumë. Iliria. Edhe gruaja ime është shqiptare. 100%”, u shpreh moderatori.

Më pasi i ftuari tjetër në studio bëri menjëherë një pyetje: “A janë shqiptarët këmbëngulës siç thonë?”.

“Shqiptarët janë pak këmbëngulës. Janë shumë të drejtë. Janë të vendosur. Gratë janë shumë të besueshme dhe të drejta”, u përgjigj moderatori.