E keni parë Cristiano Ronaldon duke ushqyer fëmijë? Georgina Rodriguez zbulon anën tjetër të futbollitit në 3-vjetorin e lindjes së Alanës
Fëmija i parë i Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldos erdhi në jetë 3 vite më parë.
Zeshkania seksi solli në jetë Alana Martinën më 12 tetor 2017, duke e bërë yllin e futbollit baba për herë të katërt.
CR7 ka edhe tre fëmijë të tjerë me nëna zëvendësuese, Cristiano JR, binjakët Eva Marian dhe Mateon.
Në ditën e lindjes së vogëlushes, Georgina Rodriguez zgjodhi ta urojë me një foto të ëmbël të futbollistit, i cili mban në krahë Alana Martinën kur ishte foshnjë duke e ushqyer me biberon.
“Dashuri e vërtetë 👨👧 Kjo foto më emocionon. Të duam jeta jonë. Gëzuar 3 vjetorin e lindjes,”– shkroi 26-vjeçarja.
Padyshim që kjo foto tregon shumë për Cristiano Ronaldon si baba.
Ai është mjaft i dhënë dhe i përkushtuar pas fëmijëve të tij, ndërsa shkëlqen edhe në karrierën futbollistike.
/Panoramaplus.al