E keni parë ‘Bridgerton’ në ‘Netflix’? Ja tendencat e bukurisë që vijnë nga aty
‘Bridgerton’ është seriali më i suksesshëm i momentit në ‘Netflix’. Ngjarjet e tij zhvendosen në shekullin XIX dhe ka marrë veçanërisht vëmendje për cilësinë e kostumografisë, grimit, flokëve dhe detajeve të ngjashme që lidhen me perosnazhet. Megjithëse një pjesë e mirë e suksesit vjen nga protagonisti Regé-Jean Paul, që u shpall mashkulli më seksi i 2021-it dhe në këtë serial luan në rolin e Duke of Hastings, ka edhe detaje të tjera përveç sharmit të tij që mbase ju kanë shpëtuar.
Me siguri shumë nga ndjekësit e rregullt të ‘Bridgerton’ janë fiksuar tashmë me grimin dhe flokët e protagonistëve, ndërkohë që nuk lihen jashtë vëmendjes edhe detaje të tilla si ngjyrat apo stili i disa veshjeve që mund të zënë vend në pasarela sezonin e ardhshëm.
Por të ndalojmë pak tek grimi dhe t’i themi faleminderit kujtdo që ka vënë përpara kamerave aktore me kaq pak make-up. Shumë personazhe publikë janë frymëzuar për të hequr tepricat në kombinimet e grimit që promovojnë. Vetullat e trasha, por të lyera lehtë janë një tjetër pikë e fortë e këtij seriali.
Gjithashtu bien në sy aksesorët e vendosur në flokë, që me raste janë minimalistë, por edhe kur nuk janë të tillë, të magjepsin.Ndërsa përsa i përket flokëve të personazheve, ato kanë shpesh onde ose janë të kapura thjesht.
Le të themi që nëpërmjet ‘Bridgerton’ flet bukuria natyrale e çdo vajze dhe urojmë që kjo të ndodhë gjithandej gjatë këtij viti. /revistawho.com