“E kena bo në mjet, e kena bo në det”, klipi i Klev Dishës një dëshmi më shumë për efektin e kokainës?

Klev Disha, ose i njohur ndryshe me emrin e artit Klev ABG, është artisti dhe producenti me eksperiencë 13-vjeçare në tregun e muzikës shqiptare, i cili vjen tashmë me një këngë të re të zhanrit “dance”, që titullohet “Coco Loco“.

Klipi i xhiruar në Gjirin e Lalzit është në bashkëpunim me Dj Tonny, një produksion i KD Records Entertainment me regjinë e Eridon Hoxhës. Por mes vargjeve të shkruara nga vetë Klev, bën përshtypje fabula që i dedikohet një trendy, se si është jeta në efektin e kokainës.

Në vargjet e këngës thuhet: “Bum Bum Loco Loco/Ja ka nis mu pi Coco/Po kena pi sot/Edhe kena pi dje/Edhe sdina me u nal o SHATTY/E kena bo nmjet/E kena bo ndet/Tash e bojna every ëhere o lali/Uuuu Bota sillet na na na/Uuuu Dje tek ty e sot tek na/Jo vec nji nat loko/All the time Coco Loco/Vum Vum neper moto/Bukt vin nporto nporto/Nuk e bojna per poco Poco no, Sikur RINO TOTO toto noë!.

Dihet që kjo është thjesht këngë, po a mund të konsiderohet ky tekst një dëshmi më shumë për efektin e kokainës tek ata që mund ta konsumojnë?/www.story.al