
“E ke shumë keq hundën”, Klaudia Pepa i tregon komentueses arsyen pse nuk do e bëjë operacion
Dikush nga ndjekësit e balerinës Klaudia Pepa, e ka parë me hollësi balerinën duke evidentuar faktin se hunda e saj s’po i pëlqen. Pepa, e cila që jeton në Itali ka marrë një koment paksa provokativ nga një ndjekëse e saj, të cilës ka marrë mundimin t’i përgjigjet, shkruan Prive. “Pse nuk e bën operacion hundën, e ke shumë keq”, i ka shkruar ndjekësja në fjalë. “Më pëlqen kështu siç e kam”, ishte përgjigja e balerinës, e cila ka marrë plot pëlqime në deklaratën e saj.
