“E ke kapërcyer kufirin!”, ç’bëri këtë herë Angelina Jolie që Brad Pitt është zemëruar kaq shumë?

Beteja e kujdestarisë midis Brad Pitt dhe Angelina Jolie është bërë më e ashpër, pasi ai mendon se ish-gruaja e tij ka kapërcyer kufirin, raporton “Daily Mail”.

Ylli 45-vjeçar i “Maleficent” raportohet se ka kërkuar që gjyqtari që mbikëqyr betejën e tyre gjyqësore të largohet, pasi është ‘shumë i afërt’ me Brad dhe nuk është në gjendje të marrë një vendim të paanshëm.

Kjo me sa duket ka zemëruar 56-vjeçarin, Brad, pasi beteja e tyre gjyqësore duket se do të marrë një kthesë më të hidhur.

Një burim ka thënë për “Us Weekly”: “Brad thotë se Angelina ka shkuar shumë larg këtë herë. Ai nuk ka zgjidhje tjetër, përveç se të gërmojë dhe të luftojë përsëri fort.”

Angelina ka pohuar në dokumentet gjyqësore se gjykatësi John W. Ouderkirk kishte marrëdhënie pune me një nga avokatët e Brad.

Kjo u kundërshtua nga ekipi juridik i Brad, i cili pretendon se Angelina ka qenë në dijeni të kësaj edhe më parë, por zgjodhi të reagonte tani.
Avokatët e Brad thanë se ajo ka “lënduar” fëmijët me vendimin e saj të fundit.

Angelina është jashtëzakonisht e afërt me gjashtë fëmijët e tyre, Maddox, 19 vjeç, Pax, 16 vjeç, Zahara, 15 vjeç, Shiloh, 14 vjeç dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 12 vjeç, të cilët janë izoluar me të në Los Angeles.

Brad dhe Angelina u ndanë në shtator të vitit 2016 dhe u divorcuan legalisht në prill të vitit 2019.

Gjyqi i tyre i kujdestarisë do të fillojë në tetor dhe duket se nuk do të jetë aspak i lehtë.