E kanë mohur gjithmonë se janë në një lidhje, por Kiara dhe Butrinti pushojnë në të njëjtin vend

Moderatorja Kiara Tito dhe këngëtari Butrint Imeri prej kohësh janë përfolur për një romancë bashkë.

Ata janë fotografuar shumë herë në shoqërinë e njëri – tjetrit , por asnjëherë nuk e pranuan se ata janë në një lidhje dashurie.

Butrinti e ka cilësuar Kiarën si shoqja e tij më e mirë nga Tirana, ndërsa pak kohë më parë Kiara deklaroi se asnjëherë nuk ka qënë në një lidhje me ndonjë të famshëm.

Mirëpo postimet e dyshes ditën e sotme kanë ngritur përsëri dyshimet se ata janë në një lidhje.

Kiara dhe Butrinti po pushojnë në të njëjtin vend, në Dhërmi. Kiara postoi një video në instastory ku shfaqeshin çarçafët e bardhë të çadrës teksa lëkundeshin nga era dhe po të njëjtën video postoi këngëtari pak më vonë.

Vështirë të besohet se është vetëm një rastësi.

R.P-dritare.net