“E kam prerë në besë”, Stresi flet sërish për marrëdhënien me Noizy-n!
Stresi ka kujtuar kohën kur nuk fliste me Noizy-n.
Gjatë një rrëfimi në “Big Brother VIP Kosova” ai u shpreh se “e ka prerë në besë Noizyn”, duke rrëfyer:
“Unë e kam prerë në besë Noizyn. Kemi qenë në Itali, e kam prerë në besë. Kemi pasur plane për muzikën me Noizyn. Ka luftuar për mua për kontrata. Këto vite karrierë dua të shpërblehemi bashkë. I kam lënë të gjitha të merret me këtë. Nuk ka asgjë më të vlefshme se dashuria.”
Kujtojmë se herë pas here Stresi ka folur për marrëdhënien me Noizy-n duke lënë të kuptohet se shumë shpejt do të ketë një bashkëpunim mes tyre.