“E kam amanet nga mami”, Genard Hajdini rrëfen brengat e jetës: Dua të shoh lumturinë e motrës
Ai është një personazh mjaft i dashur i rrjeteve sociale. Por prej kohësh atë e shihni edhe në “Dnight” në Rtv Ora me Dajana Shabanin.
Po flasim për Genard Hajdinin, biokimist në profesion, i cili erdhi këtë pasdite në një rrëfim për jetën në Rtv Ora.
Ai tregoi edhe për raportet e ngushta me të motrën, Sonida, të cilës siç tregoi se i ka vendosur emrin kur e ëma ishte shtatzënë.
“E kam si amanet se mami vdiq nga një plumb qorr duke bërë byrek në shtëpi. Do ua çonte grave të kishës. I ra plumbi nga ballkoni, Sonida lau gjakun gjithë natën. Gjërat shkuan keq. Gjetëm kurajon të ringrihemi por Sonida ka mbetur si me trauma. Megjithatë mirë është”.
Edhe dëshirat më të mëdha të tij rrotullohen rreth saj.
“Dua që motra të jetë e lumtur, ta lumturoj sa më shumë që mos të ketë brenga. Dua të shoh lumturinë e motrës, të kërcejë dhe këndojë prapë. Është shumë e mençur, ka qenë 10 absolute”.
Hatërmbetjet vëlla e motër duhet se rrotullohen rreth punëve të shtëpisë.
“Kur erdha nga Amerika bëja shumë punë shtëpie se isha mësuar ti bëja vetë. Pastaj më tha daja mos bëj punë shtëpie se janë punë grash. Sonida thotë më ndihmo një çikë se u lodha. E ndihmova tani dhe u kënaq.Gratë në Shqipëri nuk ndihmohen aq shumë, jemi shumë patriarkalë, i trajtojmë femrat si harem”.
Këtë 8 Mars ai ndau me ndjekësit një foto të para shumëviteve me familjen sëbashku me një dedikim të ndjerë për të ëmën.
“Është foto shumë e bukur, kujtim shumë i bukur”.
E ndërsa me videot që shpërndan në rrjete sjell alegri dhe argëtim për ndjekësit, brengat mbeten brenda mureve të shtëpisë dhe zemrave të tyre.
“Ndjekësit në rrjete sociale nuk marrin veç asgjë nga realiteti i familjes tonë. Shohin video që bëj unë por nuk është as 10% i asaj që vuajmë apo jetojmë ne. Unë vetë jam biokimist me pllakë ari në biomjekësi, tema më e mirë në Universitet dhe e treta në Amerikë. Kam dije sa të duash. Puna ësshtë ti vësh në funksion. Kam punuar 8 vjet në Shëndetin Publik”.
Ora News