A e ka tradhtuar Alex? Jennifer Lopez u përgjigjet njëherë e mirë akuzave
Menjëherë pas lajmit të fejesës së Jennifer Lopez me partnerin e saj, Alex Rodriguez, nisën thashethemet se ky i fundit e ka tradhtuar këngëtaren.
Por pavarësisht kësaj, JLo i beson plotësisht të fejuarit të saj dhe e njeh shumë mirë se çfarë njeriu është.
Jennifer ka dhënë së fundmi një intervistë për “The Breakfast Club”, ku është shprehur se nuk ka ndërmend që të dëgjojë fjalët e të tjerëve.
“Nuk kanë rëndësi fare. Unë e di cila është e vërteta. E di kush është ai. Ai gjithashtu më njeh mua. Ne jemi të lumtur dhe s’kemi ndërmend të lëmë të tjerët të vijnë e të na thonë se si është marrëdhënia jonë. Unë e di si është!”, ka thënë këngëtarja e famshme.
Kujtojmë se pak kohë më parë, modelja Zoe Gregory pretendoi se 43-vjeçari i “shpërtheu” telefonin me tekste duke i kërkuar treshe. Madje ajo pati thënë se Alex i ka dërguar madje edhe fotografi të turpshme dhe kërkoi ta takonte personalisht.
Një tjetër që e akuzoi të fejuarin e JLo për tradhti është ish-lojtari i Yankees. Ky i fundit pretendon se Alex ka patur një lidhje me ish-gruan e tij, Jessica.
Por kjo e fundit i hodhi poshtë fjalët e ish-bashkëshortit. Një burim i tha “Us Weekly” se J.Lo nuk është shqetësuar aspak nga këto fjalë.