E ka njohur vetë? Ja një detaj tjetër që nuk e dinim për Eliona Pitarkën dhe partnerin e saj

Eliona Pitarka është në muajin e nëntë të shtatzënisë dhe së shpejti vajza që ajo pret do të vijë në jetë.

Pak kohë më parë, aktorja realizoi edhe një set fotografik me barkun e rrumbullakosur krah partnerit të saj, të cilit nuk ia zbuloi identitetin.

Fotot që ajo publikoi në rrjete sociale ishin bardh e zi e për këtë arsye, bashkëshorti nuk mund të dallohej.

Mirëpo, si është njohur Eliona me partnerin e saj?

Gjatë bisedës virtuale që zhvilloi mbrëmë me ndjekësit në Instastory, Eliona zbuloi se ka qenë një person shumë i afërt për të që i ka njohur.

“As burrin s’e gjeta dot vetë, ma ka prezantuar dhe njohur motra”, iu përgjigj ndjekëses ajo.

Ndër të tjera, Eliona tregoi se deri më tani ka shtuar 13 kilogramë. Në janar të këtij viti, Pitarka kaloi edhe koronavirusin, por fatmirësisht me shumë pak simptoma.

Panorama.al