E ka mbajtur gjithmonë larg rrjeteve sociale/ Si rallëherë Bebe Rexha publikon foto me të dashurin e saj

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha pavarësisht se është aktive në rrjetet sociale, ajo nuk tregon shumë nga jeta e saj private. Në intervista të dhëna më parë ajo ka treguar se është në një lidhje por këngëtaren nuk e kemi parë shpesh të postojë foto me të dashurin e saj.

Së fundmi ajo ka bërë një postim në Instagramin e saj, ku ka ndarë disa foto me familjarë, miq dhe njeriun e saj të zemrës. Çifti janë në lidhje prej më shumë se dy vite pas thashethemev që nisën që në mars të vitit 2020, kur ata u fotografuan në Los Angeles.

Gjashtë muaj pasi u panë së bashku, çifti duket se ishtin shumë të lumtur së bashku madje Bebe i bleu Keyan një Ferrari për ditëlindjen e tij.

Marrëdhënia u konfirmua kur Bebe story një story në Instagram teksa ishte nën shoqërinë e tij.

Bebe pranoi, “Ne e pëlqejmë këtë djalë. Unë mendoj se ky është një djalë i mirë. Ky djalë është i veçantë. Ai është i dashur, ai kujdeset për mua, ai e kupton karrierën time dhe atë që bëj. Familja ime e do atë.”

Kjo është lidhja e parë e konfirmuar publike e Bebes në vite dhe megjithëse ai u shfaq në storyn e saj në Instagram, fansat nuk e kishin parë deri më sot foton e tij në llogarinë e këngëtares në rrjetin social.

Ajo shpjegoi, “Nëse nuk kam një unazë në gishtin tim, ju nuk do të shikoni një postim në rrjet dhe kjo është e vërteta! Është e vështirë në marrëdhënie të jesh në rrjetet sociale… femra të tjera, i fut në kokë dhe bëhesh pak e pasigurt.”

Panorama.al