“E ka fal Zoti femrën”- Olta Gixhari publikon foton me barkun e rrumbullakosur dhe jep mesazhin: Mos kini turp nga trupi juaj

Olta Gixhari po e shfrytëzon periudhën e shtatzënisë për të dhënë mesazhe të bukura për femrat.

Aktorja shqiptare publikoi së fundmi një foto me bodysuit ku dukej qartësisht barku i saj i rrumbullakosur.

Në një mesazh drejtuar grave, ajo u shpreh  Zoti ka bërë mrekulli me trupin e femrës. Ndërsa u kërkoi të shijojnë periudhën e shtatzënisë dhe të mos kenë trup nga trupi i tyre gjatë këtij “procesi magjik”.

“Zoti ka bërë mrekulli me trupin e femrës, gjinj të fryrë nga qumështi, bark i rrumbullakosur si një vend special ku rrisim kryeveprën tonë. Shijojeni shtatzëninë dhe mos kini “turp” nga trupi juaj në këtë process magjik.

E ka fal Zoti femrën. Ju dua qenie të bukura që përcillni vetëm dashuri,”- shkroi ajo.

Olta pritet të bëhet nënë së shpejti për herë të parë me partnerin e saj misterioz.

Në fotot e publikuara në rrjetet sociale aktorja ka treguar se ka shtuar peshë por nuk e ka aspak problem, duke e marrë me sportivitet.

Aktualisht ajo jeton në Spanjë me partnerin e saj.

/Panoramaplus.al