E imagjinon dot Hueydën pa tufën me kaçurrela? Nëse jo, shih foton ku i ka prerë më shkurt se shkurt

Kur vjen puna tek flokët, vajzat e kanë gjithmonë të vështirë të bëjnë një zgjedhje: Ti rrisin apo t’i presin, t’i ndryshojnë ngjyrën apo jo dhe 100 pyetje të tjera. Por ja ku kemi edhe Hueyda El Saied, artisten e cila është aq e guximshme sa i preu flokët shkurt duke hequr dorë për ca kohë nga kaçurelat e saj të bukur që ia kishte zili çdo vajzë.

“Unë nuk mund ta ndryshoj botën, por unë mund të ndryshoj stilin tim të flokëve”-shkruan Hueyda krah fotos ku sigurisht komplimentat nga ndjekësit nuk kanë munguar pasi vërtet artistja duket shumë bukur edhe me këtë model flokësh.