E hoqi veten si Beyonce e Shqipërisë/ Elvana Gjata tallet keq për dokumentarin “3” (Video)


Pas netësh të gjata që projektonte ide në kokën e saj, takimesh e konsultash me bashkëpunëtorët e besuar, këngëtarja Elvana Gjata solli dokumentarin e parë për jetën si artiste, në 31 vjetorin e lindjes. Filmi i shkurtër i titulluar “3”, produksion i EMM (East Music Matters), u realizua me ndihmën e bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Elvanës, por skenari dhe mënyra si ishte ndërtuar dokumentari kishte disa pika të ngjashme me atë që Beyonce ka bërë dhe rrëfyer kur promovoi albumin “4”. Emisioni “Vështrimi kritik”, ka gjetur pikërisht këto ngjashmëri me dokumentarin e këngëtares amerikane Beyonce, duke mos e bërë edhe aq origjinale idenë e Elvana Gjatës. Në një kronikë me nota humori, ironi, batuta e sarkazëm, dy narratorët komentojnë përballjet e këngëtareve në dokumentarët që nga paralelizmat që bëjnë duken shumë të ngjashëm. “Elvana Gjata me dokumentarin e saj “3” ose ndryshe Beyonce e Shqipërisë. Po pse e krahasojnë me Beyonce-në këta? Po se çuditërisht nga skenari i ngjante pak”, tha narratori i parë, duke ia pritur i dyti: “Pak si shumë”. Pas kësaj hyrjeje nis rrëfimi i Elvanës teksa thotë: “Kur jam në punë, kam një energji, një adrenalinë që më mban motorët ndezur gjithë kohën. As nuk ha, as nuk pi, as nuk fle… Dhe ndonjëherë mendoj që të gjithë janë kështu si unë, as nuk hanë, as nuk pinë, as nuk flenë. (Narratori: Po fiks, edhe Beyonce kështu është…). Ndërkohë në monitor shfaqej Beyonce e cila paska të njëjtin stil përkushimi në punë si Elvana: “Unë jam shumë e dhënë pas punës. Dhe nuk e pranoj fjalën “jo”. As nuk vë gjumë në sy. Nëse unë nuk fle, askush nuk fle”. Më pas Elvana rrëfen arsyen pse e titulloi albumin “3”. “Albumi quhet “3”, pasi 3 është numri im i fatit, 3 është ditëlindja ime, 3 është dita e koncertit, 3 është numër hyjnor pasi unë besoj në Zot, dhe madje madje 3 është dhe pallati i prindërve të mi, si për koiçidencë”. “Po Beyonce si e ka titullin e dokumentarit? Ah, ajo e ka “4”, për të cilin tregon: “E kam titulluar albumin “4”, sepse është numri im i preferuar, që fëmijë. Është ditëlindja ime, më 4 shtator. Është ditëlindja e nënës sime më 4 janar, është ditëlindja e burrit tim, më 4 dhjetor. Është përvjetori i martesës sime”. Pastaj shfaqet Elvana duke ecur në orën 00:03 të natës, e cila duket gati e dorëzuar nga lodhja për dokumentarin: “E sinqerisht s’e kuptoj pse e mora përsipër ta bëj këtë gjë, a do të ishte 100 mijë herë më mirë që të bëja videoklipin…! Dhe djemtë vazhdojnë thumbimet ndërsa bëjnë pyetjen: “Po pse vallë e mori përsipër ta bënte? Po, sepse e ka bërë Beyonce..”, e cila citohet po ashtu të thotë në dokumentarin e saj: “Kur bëra këngën “Girls”, mendoja me vete: O Zot, çfarë po bëj, pse jam këtu, çfarë po bëj, ç’m’u desh mua?!”Po le të kalojmë tani nga “skenari origjinal” tek ky “plan origjinal”, shprehen komentuesit duke fokusuar ushqimet e porositura të vendosura në banakun e kuzhinës, që në planin pasues të kameras ndodhesin në tavolinë sikur i kishte gatuar bmamaja e Elvanës, për të drekuar bashkë tetë ditë para koncertit. “Kjo fërgesa shumë e mirë”, tha Elvana tek po shijonte ushqimin, dhe nëna ia ktheu: “Patëllxhanin e kam bërë sot, fërgesën e bëra dje”, por që sipas komentuesve, në fakt i ka gatuar kuzhinieri. Kronika me përballjen e dokumentareve të Elvanës me Beyoncen, mbyllet me urimin: “Hajt ta gëzosh 3-shin! Ndërkohë “Story. Al”. ju sjell videon e plotë të “çmendina.tv”, ku mund të dëgjoni komentet e plota për filmin “3”. Dihet që Elvana është fanse shumë e madhe e Beyonces, nëse kujtojmë pjesëmarrjen e saj në koncertin e artistës në korrik të vitit 2016-të në Gjermani, ndalesë e turit të saj “Formation”. Teksa postoi një foto në Instagram, Elvana e shprehte kështu në Instagram adhurimin për yllin e muzikës: “Respekt për punën, mesazhin tënd! Një ndër artistet më frymëzuese…”. Kështu që nuk është aspak çudi që ajo e ka ndjekur si model frymëzimi në realizimin e dokumentarit të saj “3”./Story.al/