E harroi Sarën ky? Atdheu kapet me dy femra gjysmë të zhveshura (foto)
Atdhe Xharavina dhe Sara Malaj janë dy prej personazheve më të përfolur të momentit.
Ata dolën nga emisioni për ta vazhduar njohjen e tyre jashtë, por mesa duket lidhja e tyre nuk ka zgjatur shumë.
Ditën e djeshme Atdheu ka festuar 28 vjetorin e lindjes. Nuk ka munguar një festë e madhe me shumë të ftuar.
Sara e uroi duke i bërë një tortë me mbishkrimin, “Gëzuar ditëlindje pervers i sëmurë”.
Nga pamje që qarkullojnë në rrjetet sociale, në festë Atdheu është rrethuar nga dy vazja balerina që kanë kërcyer vetëm për të, duke e zhveshur dhe duke dhënë një shfaqje të vërtetë para të ftuarëve. Por festa ka vijuar edhe sot në jaht, ku Atdheu ka publikuar video krah vajzave seksi, por Sarën nuk e shohim askund në jaht.