E goditi me grusht dhe i theu telefonin, zbulohet çfarë ka ndodhur të martën në shtëpinë e Feros dhe Arbenitës
Një ditë më parë u bë shumë viral lajmi se reperi Fero kishte përfunduar në prangat e policisë, pasi akuzohet për dhunë në familje. Nga informacionet e para u bë e ditur se Feri kishte dhunuar, goditur me grushte dhe i kishte thyer telefonin partneres së tij, Arbenita Ismajli.
Ndërkohë ky lajm është konfirmuar edhe nga policia e Kosovë, ku në njoftim thuhet:
“Gjilan 11.07.2023 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht dhe ka kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.
Ndërkohë kujtojmë se më herët sipas dëshmisë së Arbenitës, Fero e ka kërcënuar edhe me jetë, duke i thënë se do e vrasë nëse ia merr vajzën. Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arritur që ta arrestojnë Feron, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të Feros t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.