E gjithë vëmëndja e Festivalit të Kanës tek varsja e Bella Hadid
Bella Hadid mori gjithë vëmendjen në tapetin e kuq, me një nga pamjet më mahnitëse high-fashion të Festivalit të 74 të Filmit në Kanë, deri më tani.
Modelja kishte veshur një fustan avangardë nga koleksioni Schiaparelli Haute Couture Vjeshtë-Dimër 2021/22, i krijuar nga Daniel Roseberry, në premierën e Tre Piani (Tre Kate). Fustani i zi, kishte një dekolte të prerë nën gjoksin e Hadidit, të cilin e kishte mbuluar me një gjerdan ari në formën e mushkërive, të zbukuruar me gurë të çmuar.
Kjo varëse është cilësuar nga Schiaparelli si ‘Golden trompe l’œil’.
“Trompe l’œil” përshkruan iluzionin artistik të mashtrimit të syrit, për të perceptuar një detaj të pikturuar ose të sheshtë si një objekt tre-dimensional.
I ka dhënë një pamje akoma më dramatike make up-i dhe topuzi i saj i lartë.
Hadid ka dhënë gjithashtu pamje të mrekullueshme edhe gjatë javës së kaluar të festivalit të filmit. Ajo kishte veshur një fustan të bardhë Jean Paul Gaultier, me një bisht madhështor prej tantelle, në mbrëmjen e hapjes së Kanë.