E gjithë bota po pyet: Çfarë ka ndodhur me fytyrën e Demi Moore?
Aktorja amerikane Demi Moore u bë modele vetëm për një ditë pasi u zgjodh nga ‘Fendi’ për të ecur në pasarelën e koleksionit pranverë-verë 2021 gjatë Paris Fashion Week.
Veshja e saj ishte elegante me dekolte të hapur, vathë gjigandë dhe shumë sharm. Por kush ia pa veshjen kur fytyra e saj ishte shumë e pazakontë. Siç duket nga fotot, pjesa e faqeve të saj duket sikur është e thithur brenda dhe njerëzit nuk dinë çfarë të mendojnë.
Mos është një dështim në realizimin e grimit, apo në realizimin e një injeksioni? Komentet kanë vërshuar dhe njerëzit kanë arritur deri aty sa i kanë kërkuar Demit të hedhë në gjygj kirurgun plastik.
Ekspertët thonë që rezultati në fytyrën e Moore është kryerja e një ndërhyrjeje, por dukshëm nuk është shëruar ende dhe rezultati i vërtetë do dojë kohë të shfaqet.