“E gjithë bota mu shemb përpara teje”, Dj Sardi bëhet baba për herë të parë
Dj Sardi na tregoi para pak javësh se do të bëhej baba për herë të parë. Ai konfirmoi lajmin e ëmbël përmes disa fotove shumë të bukura, të publikuara në Instagram, me partneren e tij që ekspozonte barkun e rrumbullakosur.
Ai shprehej i emocionuar dhe se mezi priste ditën që ta mbante në krahë bebushin.
Por, sot, pritja e ëmbël ka marrë fund! Djali ka ardhur në jetë, dhe Sardi ka ndarë me ndjekësit foton e parë me të, teksa e mban në krahë. Ai dhe partnerja, Jonisa, e kanë pagëzuar vogëlushin me emrin Zais Denzel.
“E gjithë bota mu shemb përpara teje. Zais Denzel Shehu. 22.01.2022”, ka shkruar ai krahas fotos.
Kujtojmë që DJ dhe partnerja e tij, Jonisa janë prej kohësh në një lidhje dashurie. Ai ka treguar më herët se njiheshin që nga koha e gjimnazit dhe pasi u takuan vite më vonë me njëri-tjetrin vendosën që të lidheshin, e tanimë nga kjo dashuri ka ardhur në jetë Zais Denzel!
/News31