E gjitha COPY-PASTE! Klipi i “Katile” i Don Xhon është i vjedhur, si u inspirua bashkë me Megi Pojanin nga Armenia

Klipi pritej që të bënte një “boom” të madh, por në fakt, ndjekësit kanë pikasur një tjetër detaj.

Reperi Xhonatan Isufi, i njohur me emrin e artit Don Xhoni ka publikuar projektin e ri “Katile”. Në klip shfaqet edhe blogerja e njohur Megi Pojani, e cila luan rolin e të dashurës së reperit, me të cilën martohet në fund. Klipi pritej që të bënte një “boom” të madh, por në fakt, ndjekësit kanë pikasur një tjetër detaj.

Po ashtu, klipi del se është i kopjuar në masë të madhe. Skenat janë krejt të ngjashme me klipin që ka publikuar artisti armen Oksy Avdalyan me Super Sakon tre javë më parë. Madje dhe detajet janë absolutisht të njëjta, pa asnjë ndryshim. As edhe më të voglin.

Madje dhe skena e dasmës ku Megi Pojani rrëzohet është e njëjta. Detajet ju mund t’i dalloni vetë, ndërsa reperi ka vendosur që të heshtë dhe të mos komentojë asgjë.