“E gëzofsh green kartën moj torollake”, Princi i dedikon këngë Jasminës
Pak më parë, Princi, konkurrent i “Përputhen”, ka publikuar në kanalin e tij në Youtube një këngë, e cila është një diss për Jasminën. Në këtë këngë, ai e akuzon atë si materialiste, akuza që i ka bërë dhe në studio.
“Ah moj Jasmina më more mendt e mia. Hipa te ai Benzi e s’doja më t’ja dija. Lëre se nuk është për ty më thoshte dhe shoqnia, por gropëzën tek mjekra nga afër do ta shihja. I ke hak rolet në filma Hollywoodi, bukuri po e me aktrim ta fut ti. Bashkë në helikopter me shëtit në Ballkan, se mu shtire vullkan pastaj m’dole kallkan. Zemrën ma ndeze, por tani vetë e fika po ti paske pas sytë nga Amerika. Unë s’jam peshk, por i sinqertë dhe kampion je mësu me lepura, luan nuk përballon. S’ta ka marrë mendja, këtë story e kthej në hit, tjeter dimension unë jetoj përditë. Ti je vajzë e ëmbël por tepër dinake. E gëzofsh green kartën, bye torollake”, shprehet Princi për Jasminën.
Kujtojmë se sipas Princit, Jasmina është me Andin vetëm për shkak se ai ka letra amerikane.