E gdhendin dashurinë në trup, Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj bëjnë tatuazh bashkë (FOTO)

TIRANË- Jonida Maliqi dhe aktori i humorit Romeo Veshaj prej kohësh janë përfolur për një lidhje dashurie, të cilën kanë preferuar ta mbajnë të fshehtë.

Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi dhe aktori i humorit, Romeo Veshaj kohët e fundit kanë qenë kryefjala  në median rozë, pasi mendohet të jenë një lidhje dashurie.

Jonida-2

Edhe pse vetë çifti nuk ka deklaruar asgjë në lidhje me lajmet dhe thashethemet për romancën e tyre, udhëtimet që bëjnë, pushimet apo vendet që ata frekuentojnë lënë të kuptohet se janë gjithmonë sëbashku.

Jonida-3

Përmes disa fotove në Instastory Jonida dhe Romeo janë parë që  kanë shkuar në të njëjtën studio për tatuazhe, ku të dy kanë bërë në njërin krah tatuazhe.

Jonida-4

Përveç tatuazhit që Jonida ka publikuar të plotë, ku kuptohet se e ka bërë për familjen e saj, nuk është zbuluar tatuazhi i kushtuar lidhjes së tyre, që me siguri të dy kanë bërë diçka të përbashkët. Pra ky rast, dhe shumë raste të tjera që janë parë më parë vërtetojnë se Jondida dhe Romeo kanë një romancë mes tyre.

A.C/Dosja.al