E ftuan të përfaqësonte Qipron në Eurovision, Eleni Foureira merr vendimin e papritur

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, u ftua nga televizioni publik në Qipro që ta përfaqësonte këtë vend për herë të dytë në festivalin e Eurovisionit.

Kjo u bë lajm dhe u mendua prej ditësh se Eleni do ta përfaqësonte këtë vend në Eurovision. Por duket se e vërteta është ndryshe.

Eleni ka refuzuar ta përfaqësojë Qipron në Eurovision 2021. Skuadra e saj ka bërë të ditur se asaj nuk i mungon dëshira, por ende nuk dihet nëse në festival do të ketë një publik.