E frikshme në Selanik/ Toka u hap dhe përpiu dy të rinj në qendër të qytetit

Dy fëmijë 19-vjeçarë, të cilët po shëtisnin në qendër të Selanikut herët në mëngjesin e së shtunës, fjalë për fjalë “humbën tokën nën këmbë” dhe papritmas u gjendën në një vrimë gjigante.

Siç raporton media greke thessnews.gr, një vajzë dhe një djalë kanë qenë duke ecur në zonën e Bit Pazarit, konkretisht në rrugën Tosica, kur papritur rruga është hapur dhe dy ranë në gropë.

Për pasojë ata kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital. Pavarësisht se zjarrfikësit mbërritën shpejt në ngjarje, të rinjtë ishin nxjerrë nga banorët dhe u dërguan menjëherë në spitalin Gennimatas për ndihmën e parë.

Lapsi.al