E frikshme! Fifi bërtet me shkop në dorë, Semi pëson kriza paniku!
Ditët e fundit Fifi dhe Monika kanë krijuar një sherr mes tyre në mënyrë që të shihnin se si do reagonin banorët.
Kështu, për shkak të kësaj situate Fifi ka mbajtur një shkop druri në dorë, duke u shprehur se ia ka lejuar “vëllai i madh”. Mirëpo, teksa një pjesë e banorëve nuk i bezdis kjo gjë, Semi ka shprehur shqetësimin e saj duke thënë se nuk mund ta shohë dhe se ka frikë.
“Më sikletos kur të shoh me shkop vërdallë, nuk është normale’’,- i tha Semi e revoltuar Fifit. Nga ana tjetër edhe Fifi e bezdisur nga ky argument i Semit tha: “Nëse të shqetëson ndërro krah, unë kështu dua të rri dhe kaq. Nuk më intereson nëse e ke frikë ose bezdi.”
Debati u shoqërua me tonë të larta zëri, gjë e cila i shqetësoi dhe banorët e tjerë. Pas kësaj, Semi shpërtheu në të qara duke u qetësuar nga Donaldi dhe Beniada. Ajo pesoi disa marrje fryme dhe kriza te forta paniku!