E fejuan që 13 vjeçe, habit këngëtarja e njohur shqiptare: 15 vjeça u bëra nënë, kur isha 40 vjeçe u bëra gjyshe
Sot në emisionin “Ftesë në 5” ishte e ftuar këngëtarja Blerina Balili. Ajo ndau disa detaje nga jeta personale që i kishte ruajtur me fanatizëm.
Balili tregoi se familjarët e fejuan në moshën 13 vjeçare e një vit më vonë partneri “e rrëmbeu” siç ndodhte në atë kohë.
“Unë s’jam dashuruar. Në moshën 13 vjeçare më fejuan, pas një viti më rrëmbeu dhe kur isha 15 vjeç u bëra nënë për herë të parë. Ne atë moshe ke nevoje për mësim. S’dija asgjë dhe mësova nga te tjerët. Kanë qenë situata të vështira, jete shumë e vështirë.
Jetoja me vjehrrën dhe vjehrrin ne fillim pastaj ikëm ne Greqi për një ekonomi më të mirë. Kur isha 25 vjeç solla në jetë djalin e dytë”, u shpreh ajo.
Balili po ashtu rrëfeu për herë të parë se është divorcuar dhe se ndarja erdhi menjëherë pas lindjes së djalit të dytë.
Vlen të kujtojmë se Blerina është bërë edhe gjyshe në moshën 40 vjeçare. Sot që është 43 vjeç ka një nip dhe një mbesë nga dy djemtë e saj.