E enjte e zezë/ Covid-19 i merr jetën një tjetër mjeku të njohur shqiptar
Një tjetër lajm i hidhur ka ardhur për bluzat e bardha. Mjeku i përgjithshëm që shërbente në spitalin e Përmetit, Rustem Keko ka ndërruar jetë.
Mjeku kishte një javë i shtruar në Spitalin Infektiv, ndërsa ditën e sotme ka humbur betejën me virusin. Kolegët kanë shkruar mesazhe ngushëlluese për punën e tij, kurajon dhe humanizmin.
Ai ka qenë drejtor i spitalit të Përmetit. Ky është rasti i dytë i një mjeku që ka humbur jetën për ditën e sotme.
Këtë mëngjes si pasojë e virusit ka ndërruar jetë një nga neuropsikiatrët më të njohur shqiptar, prof. dr. Hiqmet Shqerra.