E ëma vrau të bijën në Itali, flet babai i 5-vjeçares: Martina është përbindësh, e ka menduar në çdo detaj krimin
Alessandro Del Pozzo babai i Elenës ka folur pas vrasjes së vajzës së vogël nga e ëmë Martina Patti
Ai e quan vrasje me paramendim dhe se ajo e ka menduar në çdo detaj krimin. Ai shprehet se momentet e çmendurisë pasohen nga momentet e kthjelltësisë. Ajo e varrosi dhe pastroi vendin, shpiku një rrëmbim duke krijuar një alibi dhe goditi makinën e saj.
“Ndjej një boshllëk të madh nga brenda”, tha Alessandro Del Pozzo.
“Gjithmonë i kam premtuar vajzës sime se do të mbaj të sigurtë si çdo baba i mirë, do të jap jetën në vend të saj. Ajo është një përbindësh që nuk e meritonte një vajzë si Elena, e veçantë dhe unike në gjithçka”, tha ai
“Kurrë, se mendoja se nuk do ta kisha mbrojtur nga e ëma. Të gjithë flasin për dashurinë e mamasë, por askush nuk flet për sakrificat që bën një baba. Elena jeton çdo ditë në zemrën time”, shtoi ai.
Elena Del Pozzo në fillim u raportua si e zhdukur por më pas u gjet e vdekur.
5-vjeçarja u vra në shtëpi nga nëna e saj me thikë kuzhine me 15 qershor. Ka qenë presioni i hetuesve që e bënë nënën e saj Martina Patti të tregonte se ka qenë ajo autorja e krimit makabër. E reja ka rrëfyer para karabinierëve dhe prokurorëve se kishte vrarë vajzën e saj pasi ishte xheloze se vajza ishte e afërt me partneren e ish-bashkëshortit, më pas ajo inskenoi rrëmbimin për të mbuluar vrasjen.
Elena u gjet e varrosur disa qindra metra larg shtëpisë ku jetonte gruaja me ish-partnerin dhe babanë e fëmijës, Alessandro Nicodemo Del Pozzo, 24 vjeç.
E.K/r.k./Shqiptarja.com