E ëma i ka dhënë këto leksione Kim Cattrall dhe ti duhet t’i lexosh patjetër!
Kim Cattrall është një grua krenare dhe e fortë dhe për këtë, i jep të gjitha meritat nënës së saj të ndjerë, Gladys Baugh, e cila ka pasur një rëndësi të jashtëzakonshme në jetën e saj, duke i mësuar të bijës se si të mbrojë veten.
Në një intervistë për Vogue Greece, aktorja 67-vjeçare dhe ylli i “Sex and the City” foli për të ëmën dhe për gjërat që ajo i ka mësuar.
Kim tha:
“Për mua, sfida më e madhe e një gruaje në të 60-at është që të përshtatet me kohën, të vijojë të punojë dhe të ketë diçka për të thënë. Idhulli i m më i madh ka qenë gjithnjë ime më. Edhe pse ajo s’u lidh kurrë me një punë që e bëri të lumtur dhe ishte në depression dhe vetëm për një periudhë të gjatë kohore, kurrë s’u dorëzua”.
Më tej, vijoi:
“Kjo është diçka që ajo e përcolli tek unë. Jam falenderuese për të, sepse më mësoi të mbroj veten dhe të mos lejoj të tjerët të kontrollojnë narrativën time. Ky është një mësim i rëndësishëm për gratë e reja”.
View this post on Instagram
Cattrall ka folur hapur për problemet e saj me stafin e “Sex and the City”, veçanërisht për marrëdhënien me Sarah Jessica Parker. “Ajo mund të ishte më e sjellshme”, tha Catrall në një intervistë me Piers Morgan në vitin 2017. “S’e di çfarë problemi kishte (me mua)”, përmbylli ajo deklaratën, duke theksuar se ajo dhe pjesa e tjerë e kastit nuk kishin marrëdhënie shoqërore me njëri-tjetrin.
Kim dhe Sarah kanë pasur një raport të ndërlikuar me njëra-tjetrën dhe Cattrall (fiks si Samantha Jones), nuk është kursyer dhe e ka thënë publikisht se ato s’janë mikesha.
Në vitin 2018, Kim iu përgjigj publikisht ngushëllimeve të Sarah, për vdekjen e papritur të vëllait të saj, përmes një postimi në Instagram, ku shkroi: “Ime më më pyeti sot: “Kur do të të lërë të qetë ajo hipokritja Sarah Jessica Parker?”. Fakti që ti më kontakton gjithmonë është një kujtim i dhimbshëm se sa mizore ke qenë asokohe dhe tani”.
Më pas shtoi:
“Më lejo të ta bëj shumë të qartë (Nëse nuk ka qenë deri tani): Ti nuk je familja ime! Ti nuk je mikja ime! Kështu që, po ta shkruaj për të fundit herë që të ndalosh së shfrytëzuari tragjedinë tonë për të rikuperuar personalitetin e “vajzës së mirë”.
Më pas, në 2021, Sarah i ktheu përgjigje komentit të dikujt, duke mohuar zërat se nuk e ka shumë qejf Kim.
“Jo, nuk është se nuk e pëlqej atë. S’e kam thënë kurrë. Kurrë nuk do e them. Samantha s’është pjesë e kësaj historie (referuar “And Just Like That”), por ajo do të jetë gjithnjë pjesë e jona. Nuk ka rëndësi ku jemi dhe çfarë bëjmë”, shoqëruar me një emoji me zemër blu.
Anabelmagazine