E ëma e Beniadës del kundër Einxhel publikisht!
Einxhel, Arjola dhe Iliri, janë kritikuar së fundmi në rrjet pasi i kanë kërkuar Beniadës mos të rrijë me Donaldin. Einxhel i tha se të kishin qenë jashtë, nuk do t’i kishte ardhur aspak mirë që Beniada vazhdon të qëndrojë me Donaldin, pas debatit të ashpër që ajo pati me të.
Nga ana tjetër, Beniada ka zgjedhur të mos i ndryshojë raportet me aktorin pavarësisht ironizimeve. Kjo situatë siç është kuptuar ka shqetësuar edhe mamanë e Beniadës e cila ka reaguar në rrjete sociale duke shprehur mbështetjen për miqësinë e vajzës së saj me Donaldin, por kështu i ka dalë kundër Einxhel. Ajo ka shkuar më tej duke thënë Einxhelit i ka ardhur koha për të dalë nga shtëpia.
Fillimisht mamaja e Benit ka shpërndarë postime të Olti Currit dhe Fatma Haxhialiut, të cilët vënë në dukje presionin e banorëve për raportin që Beniada ka me Donaldin dhe më tej ka komentuar në disa video në faqen zyrtare të “Big Brother VIP”.
revistawho.com