“E dua të ndershme”, Noizy me tradita për gruan e ardhshme: Të sinqertë dhe pa make up, si mami dhe motra
Reperi Noizy, së fundmi ka realizuar një intervistë me revistën “Class”, kur ndër të tjera ka folur dhe për marrëdhënien e tij me femrat. Noizy ka deklaruar se për momentin është beqar, dhe e vetmja dashuri e sinqertë për të janë nëna , motra dhe mbesa e tij.
Por, ndër të tjera ai ka treguar se nuk do të lidhej me një femër që nuk është e sinqertë dhe e ndershme.
“Një grua e sinqertë, e thjeshtë që nuk është shumë e lidhur me make up, nëse ka mundësi fare ose shumë pak. Një femër me karakter, me ndershmërinë si mamaja ime ose si motra ime”,- është shprehur reperi Noizy për femrën ideale që do të donte të kishte.