“E doja por nuk mund të ishim bashkë…”, Mariza Ikonomi rrëfehet për herë të parë për jetën private
Ajo është një nga këngëtaret e dashura për publikun. Mariza Ikonomi komentohet shumë për projektet dhe këngët e reja, por kur vjen puna tek jeta private, nuk dimë pothuajse asgjë.
Këngëtarja e ka ruajtur gjithnjë me fanatizëm por këtë herë ajo ka vendosur të flasë edhe për këtë pjesë të jetës së saj.
E ftuar në emisionin ‘Me Bledin’, Mariza për herë të parë ka folur ndër të tjera edhe për dashurinë dhe çfarë kërkon tek një mashkull.
Këngëtarja u pyet nëse ka thyer shumë zemra dhe ajo u shpreh se çdo njeri padashje lëndon. E njëjta gjë i ka ndodhur dhe asaj!
“Shpresoj të mos kem lënduar, por me siguri do kem lënduar. Kam lënduar edhe njerëzit që kam dashur më shumë. Vetë qenia njerëzore dashje padashje lëndon. Dhe ndonjëherë lëndojmë njerëzit që duam më shumë. Sigurisht, edhe unë njeri jam, s’jam e rënë nga qielli, jam e sigurt që do kem lënduar në mënyrë të pavetëdijshme. Por unë di të them më fal”, u shpreh Mariza.
Për dashurinë, këngëtarja tregoi se edhe ajo ka dashur dikë por për shkak të disa rrethanave, nuk mundën të jetonin bashkë.
“Unë mendoj që dy njerëz mund të jenë bërë për njëri-tjetrin, por nuk mund të jetojnë bashkë. Nuk ka rregulla në dashuri. Nuk do të thotë se ti ndahesh nga një person dhe nuk e dashuron më. Mund ta dashurosh gjithë jetën, por disa rrethana të bëjnë të mos përputhesh më. Mund të jem dhe unë që mund të kem pasur dikë që e kam dashur, por nuk mund të jetonim bashkë”.
Ndërsa tek një mashkull Mariza kërkon dikë që të bëhet frymëzim për të dhe të përjetojë emocione.
“Ndjenja është ndjenjë, të vjen papritur. Unë kam nevojë të përjetoj emocione, tek një mashkull dua emocionin. Në momentin kur një mashkull të inspiron, nuk ka gjë më të bukur”, u shpreh ajo.