E dinit që ky reper i ri shqiptar ka 3 fëmijë?

Mbrëmjen e djeshme në spektaklin “Zemër Luana” me autorësi dhe moderim të Luana Vjollcës ka qenë i ftuar për herë të parë në një televizion shqiptar reperi Marin, ‘u know’! Ndonëse gjithmonë e kemi parë si një “Bad Boy”, Marin ka treguar edhe anën e tij të butë.

Ndonëse shumë pak njerëz e dinë, Marini është baba i tre fëmijëve edhe pse ende në moshë të re. Teksa nga regjia ka rënë zilja e telefonit, të ftuarit duhet të realizonin një dënim, i cili ishte një ‘voice message’ ku i bënin një deklaratë dashurie partneres. Marini ka vendosur ta realizojë këtë sfidë për të fituar më shumë pikë skuadra e tij.

Ai ka marrë telefonin dhe i ka dërguar audio mesazh partneres ku i thotë: “Puthi fëmijët për mua”. E teksa Luana i ka thënë se nuk quhet pasi duhet të jetë për partneren mesazhi ai ka thënë: “Gjithashtu të puth edhe ty!”.

Marin dhe MatoLale kanë qenë të ftuarit e moderatores dhe autores Luana Vjollca, këtë të diel në “Zemër Luana”. Ata kanë realizuar sfidën “S’më dridhet qerpiku”, ose i njohur ndryshe si ‘Paintball’, e cila është një nga lojërat më të pëlqyera të publikut.

Marin dhe Mato janë treguar të drejtpërdrejtë duke mos kursyer asnjë emër. Një ndër pyetjet ka qenë: “Cilit nga personazhet do t’i bëje një ‘diss’?”.

Ndërkohë që Mato ia ka dedikuar Varrosit dhe ka filluar: “O kos je i vetmi qeros pa X6 që njof, shtëpinë se ke me bar, shtëpinë e ke me majdanoz. Si m’thu mu ta kam mbush barkun, unë ta kam mbush barkun bukë e kos. Ti e di shumë mirë ça bohet nëse unë lojën e zhvendos!”.