E dinit që Alketa Vejsiu ka shkruar një libër?
Moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar Alketa Vejsiu është shumë aktive edhe në rrjetin e saj social Instagram, ku numëron 1.1 milion ndjekës. Ajo çdo ditë ndan me ta momente nga përditshmëria e saj, ku nuk mungojnë as mesazhet e bukura e plot vlerë, të cilat shpesh i mungojnë shoqërisë sonë.
Së fundmi Alketa ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj, ku nuk ka nguruar t’u përgjigjet pyetjeve të shumta që ata kanë dërguar në llogarinë e saj në Instagram. Teksa një prej tyre e ka pyetur se kur do të botojë një libër, Alketa ka zbuluar se librin e saj të parë e ka botuar kur ka qenë 16 vjeçe, i cili titullohet “Bardh e zi” dhe është një libër me poezi dhe ese.
“E botova këtë për t’i treguar zyshës se letërsisë që duhet patjetër këtë lëndë ta kisha 10, jo në 9”, ka shkruar Vejsiu përkrah postimit, teksa në faqen e tij të parë shkruhej, “Libri im i parë, nuk do të jetë i fundit”.
Alketa u shpreh se disa gjëra nuk ndryshojnë asnjëherë,duke zbuluar se i pëlqen shumë të shkruajë, por nuk e ka luksin e kohës për të bërë diçka të tillë. Gjithsesi moderatorja premtoi se më vonë do ta shkruajë një libër mbi përvojat e saj emocionale të bukura dhe më pak të bukura, “Mbase një libër për biznesin, mbase për gjërat e bukur të jetës ose për dashurinë që më frymëzon dhe kam shumë gjëra për të ndarë”.
Bordo