E dini cila është pagesë më e ulët dhe më e lartë që Anxhela Peristeri ka marrë në një koncert?
Ajo është një nga këngëtaret e pëlqyera për publikun shqiptar, edhe për faktin të thjeshtësisë që ka treguar gjatë karrierës së saj.
Këngëtarja Anxhela Peristeri ka qenë së fundmi e ftuar në ‘Shiko kush luan’ ku është pyetur ndër të tjera se sa ka qenë pagesa më e ulët dhe më e lartë që ajo ka marrë për një koncert.
Përgjigjia e këngëtares ka qenë e sinqertë, ku ajo ka treguar se pagesa më e vogël ka qenë 80 mije lëkë të vjetra dhe më e larta 5000 euro.
Ajo është pyetur gjithashtu edhe për jetën private dhe planet për martesë.
Anxhela tregoi se e kishte në plan të martohet 28 vjeç, por gjërat nuk i kanë dalë siç mendonte.