“E dimë sa e ke dashur njeriun që ke në krah”, ndjekësi thumbon Xhensila Myrtezajn
Xhensila Myrtezaj është një nga këngëtaret më të dashura për publikun. Së fundmi, Xhensila ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shfaqet mjaft e kuruar dhe shumë në formë. Ndërkohë që përpos komplimenteve të shumta, ka pasur edhe nga ato që e kanë kritikuar këngëtaren për përdorim photoshopi, por edhe për marrëdhënien me Bes Kallakun. “Aman moj xhensila na trego pak si e hoqe gjithë atë gushë, një arritje e madhe dhe për ty që shëndeti të paska kaluar tek buza e sipërme, shkruan FaxNews. Shife veten si ke qenë! Po thuaj një bravo për familjen tënde që të mbushi mendjen që të pranoje njeriun që ke në krah se të jetë për ty, e dimë sa e ke dashur”- i shkruan një komentues, i cili ka marrë reagime mjaft të ashpra nga fansat e Xhensilës.