E diela e Pashkëve/Ish-lojtari i “Big Brother” i habit të gjithë, “kryqëzohet” si Jezu Krishti

E diela e Pashkëve, është dita kur të krishterët në mbarë botën reflektojnë rreth vdekjes së Jezus Krishtit në kryqin e Kalvarit. Ish-lojtari i “Big Brother”, Ervin Sinjari ka uruar miqtë sot me një foto ku imiton Krishtin, ndërsa pozon si ai i kryqëzuar. “Gëzuar Pashkët!”, shkruante ai poshtë fotos, të cilën nuk dihet pse e fshiu menjëherë nga Instagrami. Kujtojmë që Ervini, i cili është komentuar për skandalet dhe jetën prej Don Zhuani me femrat, para disa ditësh u celebrua dhe së shpejti pret të bëhet baba. /Story.al/